AKTUALE

Azgan Haklaj: Të nderohen me urdhra të lartë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Banner

Nga podiumi i protestës në Tiranë, ish-deputeti i PD Azgan Haklaj i ka bërë thirrje presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të nderojnë me titujt më të lartë shtetërorë katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Haklaj propozoi që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të nderohen për kontributin e tyre në luftën për liri, duke theksuar se një gjest i tillë do të kishte mesazh të fortë kombëtar dhe ndërkombëtar.

Dua t’ju bëj një propozim publik se, përveç thirrjeve, duhen edhe akte konkrete. I propozoj presidentit Begaj që djemtë që ndodhen në Hagë të nderohen me Urdhrin e Flamurit. I propozoj presidentes Vjosa Osmani t’i nderojë me titullin më të lartë që ia jep Kushtetuta, si dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe atij në Preshevë”, deklaroi Haklaj.

“Kjo do të ishte një mënyrë për t’i treguar botës mbarë se jemi një komb”, shtoi ai.

Banner

Related posts

Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

Gjyla Halili

Lloga : E gjithë ardhmëria jonë brenda një fletë votimi, shfrytëzojeni të drejtën e votës!

Gjyla Halili

Zgjedhjet, mbi 1000 vëzhgues dhe gazetarë të huaj

Gjyla Halili