AKTUALE

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, merr pjesë në “Panairin e Ushqimit” në Gradec

Banner

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, z. Isen Shabani, së bashku me ekipin e tij, mori pjesë sot në aktivitetin tradicional “Panairi i Ushqimit”, i organizuar në Shkollën Fillore “Mehmet Pashë Deralla” – Gradec.

Gjatë këtij aktiviteti, z. Shabani u prit nga drejtori i shkollës, z. Bekim Bajrami, si dhe pati mundësinë të bashkëbisedojë me nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Panairi u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë, me produkte tradicionale, ushqime të shijshme dhe entuziazëm të madh nga pjesëmarrësit.

“Ky panair është një shembull i bukur i ruajtjes së traditës sonë dhe i bashkëpunimit të ngushtë mes shkollës dhe komunitetit. Arsimi dhe kultura janë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm të komunës sonë,” deklaroi Shabani.

Ai falënderoi drejtuesit e shkollës dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin dhe kontributin e tyre, duke theksuar përkushtimin e tij për të mbështetur arsimin dhe aktivitetet kulturore në komunë.

Banner

Related posts

Durmishi: Do të shqyrtohet kërkesa e sindikatave për pagë minimale prej 450 eurove

Gjyla Halili

Sot shënohet 9 Maj – Dita e Evropës

admin

Ali Ahmeti nga Studeniçani: Historikisht asnjë Front nuk ka humbur, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili