AKTUALE

Rina Ajdari: Fushata e dinjitetit do të kurorëzohet me fitoren e së dielës

Banner

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim. Rina Ajdari ka vlerësuar lart përfundimin e një fushate të ndërtuar mbi qytetarinë, respektin dhe dinjitetin, duke theksuar se kjo është vetëm hyrja në një etapë të re për Tetovën.

“Sot përmbyllëm një fushatë qytetarie dhe respekti të ndërsjellë. Një fushatë dinjitoze ku shpalosëm më të mirën tonë. Nga sot, hapet një perspektivë e re, një etapë e re që do të kurorëzohet me fitoren e madhe të së dielës. Ajo do të jetë fitorja e dinjitetit, e rikthimit të krenarisë dhe e glorifikimit të kauzës kombëtare,” deklaroi Ajdari.

Deputetja Ajdari theksoi se ditët e fushatës ishin mishërim i punës së palodhur, bashkëpunimit, profesionalizmit dhe ndjenjës së përkatësisë. Sipas saj, qëllimi është i qartë – fitorja e një vizioni të ri për Tetovën.

“Ardhja në krye të komunës e një njeriu si Bajram Rexhepi, që me punën dhe përkushtimin e tij do ta ndryshojë Tetovën rrënjësisht, do ta bëjë qytetin të denjë për emrin dhe historinë e lavdishme që mbart. Thënë shkurt, do ta çlirojë nga kthetrat e korrupsionit,” shtoi ajo.

Ajdari ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar se kjo fitore do të jetë fitore e qytetarëve të Tetovës.

#BajramRexhepi
#AsafAbduramani
#BashkëPërTetovën
#TetovaFiton

Banner

Related posts

Ahmeti: Opozita fallco, me profila dhe me sondazhe fallco!

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk bëjmë dallime në investime, ashtu siç bëri qeveria e kaluar me Tetovën dhe Çairin

Gjyla Halili

Mbahet sot në Shkup takimi i parë i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim BE – Maqedonia e Veriut

admin