AKTUALE

Taravari: Bajram Rexhepi do të jetë kryetari i ardhshëm i Tetovës, pasi kundërkandidat e ka Adnan Azizin

Banner

Në tubimin madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, një ndër fjalimet më të drejtpërdrejta dhe mbështetëse erdhi nga figura e njohur politike, Arben Taravari.

Duke folur për kandidatin për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, Taravari theksoi se qyteti ka nevojë për njerëz me integritet, besueshmëri dhe vizion të qartë.

“Bajrami është njeri me integritet dhe kredibilitet të padiskutueshëm. Tetova, si qytet universitar me dy universitete meriton të udhëhiqet nga Bajrami dhe Asafi” deklaroi Taravari.

Duke iu referuar garës elektorale, ai theksoi se kundërkandidati është Adnan Azizi, por sipas tij, zgjedhja e qytetarëve është e qartë.

“Unë nuk dyshoj asnjë moment që Bajram Rexhepi do t’i fitojë, pasi kundërkandidat e ka Adnan Azizin, unë nuk dyshoj se Bajram Rexhepi do të jetë kryetari i ardhshëm i Tetovës,” tha Taravari me bindje, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Tubimi vazhdoi me pjesëmarrje të madhe dhe atmosferë pozitive, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim po forcon mbështetjen për kandidaturën e Bajram Rexhepit në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.

Banner

Related posts

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar

Gjyla Halili

SHBA: Civilët në Gaza po vdesin nga uria

Gjyla Halili

619 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Gjyla Halili