AKTUALE

Faton Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor fiton populli dhe dinjiteti shqiptar

Gjatë tubimit madhështor që po zhvillohet sonte në Tetovë nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), shefi i shtabit të kësaj force politike, Faton Ahmeti, përcolli një mesazh të fuqishëm për qytetarët dhe rëndësinë e votës së tyre në zgjedhjet lokale më 19 tetor.

“Qytetari më 19 tetor do të vendosë qartë. Ai do të zgjedhë punën, stabilitetin dhe përparimin. Do të zgjedhë ata që e duan qytetin, që kanë sakrifikuar për të, dhe nuk e shesin atë për interesa personale,” tha Ahmeti para të pranishmëve.

Ai theksoi se fiton e vërteta dhe vlerat që mbajnë gjallë shpresën për zhvillim të qëndrueshëm, arsimin cilësor, rininë dhe dinjitetin shqiptar në komunën e Tetovës.

“Të gjithë e dimë se më 19 tetor fiton populli, fiton vizioni i zhvillimit, arsimit, rinisë dhe dinjitetit shqiptar,” përfundoi shefi i shtabit të AKI-së.

Tubimi po vazhdon me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe mbështetësve, duke reflektuar besimin në projektin dhe ekipin e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kandidatin e saj, Bajram Rexhepin.

Related posts

Edhe 145 vjet pas Lidhjes shqiptare të Prizrenit, shqiptarët ende janë në kërkim të një Hasan Prishtina të dytë

admin

Në ditët në vijim do të jetë më ftohtë me reshje shiu dhe erë

admin

Dimitrievska Koçoska: Nëse dëshiron ndonjë kompani, mund të punojë të dielave

Gjyla Halili