AKTUALE

Arbër Ademi: Topi është në fushën e qeverisë – orientimi drejt BE-së është rruga e vetme

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar pas mesazhit të qartë të Bashkimit Evropian lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut.

“Bashkimi Evropian foli shumë qartë! Topi është në fushën e qeverisë. Por, në vend që të çojë vendin drejt Brukselit, kjo qeveri po e zhyt në boshtin Beograd–Moskë,” deklaroi Ademi.

Ai theksoi se izolimi në të cilin po rrezikon të futet vendi është pasojë e albanofobisë dhe politikave antievropiane që, sipas tij, po krijojnë ndasi në vend në vend të unitetit për integrim.

“Rruga e vetme përpara është ajo drejt Bashkimit Evropian. Çdo alternativë tjetër është rrezik për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit,” shtoi nënkryetari i BDI-së.

Ademi bëri thirrje që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të ndërmarrë hapat urgjentë për rikthimin e fokusit në agjendën evropiane.

Banner

Related posts

Telekomi i Kosovës pranë fëmijëve pa kujdes prindëror

Gjyla Halili

Bejxhan Iljas: Mbetem pjesë e Frontit, me VMRO-në jemi ndarë që në 2016

Gjyla Halili

Shërbimet janë online, por administrata vazhdon të zgjerohet dhe të zgjasë pushimet

Gjyla Halili