AKTUALE

Lladrovci hap selinë e mëhershme dhe fton për të mbështetur degët ku PDK është në balotazh

Banner

Ramiz Lladrovci organizon koktej me Shtabin zgjedhor “Për Drenasin Kampion”, më pastaj pritet ta hapë zyrën ku më heret ishte selia e degës së PDK-së.

Ai ka ftuar anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Qytetarë të dashur,

Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.

Megjithëse jemi në pritje të zyrtarizimit të rezultateve, kjo nuk na pengon të kemi një koktej për fitoren, jo vetëm fitore “Për Drenasin Kampion”, por fitore të qytetarëve krenarë e me integritet, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe shtetndërtim.

Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht, në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve.

Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.

Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Krenar me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit!

https://www.facebook.com/share/p/1D97BzzGYd/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

UNT filloi fushatën për promovim të programeve studimore para maturantëve

Gjyla Halili

Lideri i LSDM-së Filipçe për vizitë pune në Kroaci

Gjyla Halili

Talat Xhaferi edhe një fitore tjetër ndaj Apasievit: Historia i njeh mirë këmbëngulësit, por edhe humbësit kronikë!

Gjyla Halili