AKTUALE

Zehra Musai – Me përkushtim për një të ardhme më të mirë për Tetovën

Zehra Musai është një ndër gratë më të njohura për kontributin e saj afatgjatë në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tetovës. Me një karrierë të ndërtuar me përkushtim dhe integritet, ajo ka më shumë se 30 vite përvojë në drejtimin e biznesit privat, duke krijuar vende pune të qëndrueshme dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Që në fillimet e saj si sipërmarrëse, Zehra Musai ka qenë shembull i një gruaje vizionare, e cila nuk është trembur të marrë përgjegjësi dhe të ndërtojë me durim e këmbëngulje. Ajo e njeh nga afër realitetin ekonomik të qytetit, sfidat me të cilat përballen bizneset vendore dhe nevojat konkrete të qytetarëve për një administratë efikase dhe të drejtë.

Një urë mes komuniteteve – përfaqësim gjithëpërfshirës

Në një qytet shumëetnik dhe me kulturë të pasur si Tetova, komunikimi dhe bashkëpunimi ndërkomunitar janë thelbësorë.
Zehra Musai flet rrjedhshëm shqip, maqedonisht dhe turqisht, ndërsa zotëron edhe aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze, gjë që e bën një ura të fuqishme lidhëse mes komuniteteve të ndryshme.

Kjo aftësi për të ndërtuar ura mirëkuptimi është një vlerë e veçantë që e dallon atë nga shumë të tjerë. Ajo beson se zhvillimi i Tetovës mund të ndodhë vetëm përmes bashkëpunimit, respektit dhe përfaqësimit të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike.

Përvojë në vendimmarrje dhe shërbim ndaj qytetarëve

Falë përvojës shumëvjeçare në menaxhim dhe drejtim, Zehra Musai ka fituar aftësinë për të marrë vendime të drejta, të shpejta dhe të menduara mirë.

Ajo i njeh nga afër:

-Proceset administrative dhe burokratike,

-Sfida e shërbimeve komunale,

-Mungesat në infrastrukturë,

-Kërkesat reale të qytetarëve për zhvillim të qëndrueshëm.

Si këshilltare Zehra Musai është e vendosur që ta përdorë këtë përvojë për të sjellë ndryshime pozitive dhe konkrete në mënyrën se si funksionon komuna dhe institucionet lokale.

Vizioni për Tetovën e së nesërmes

“Një komunë më e fortë dhe e organizuar, me çdo qytetar në qendër.”

Ky është vizioni i Zehra Musait për Tetovën — një qytet modern, funksional dhe gjithëpërfshirës, ku çdo qytetar ndihet pjesë e vendimmarrjes dhe zhvillimit.

Prioritetet kryesore të saj përfaqësohen qartë:

1. Përmirësimi i shërbimeve publike dhe lehtësimi i procedurave administrative;

2. Investime në infrastrukturë – rrugë, ndriçim, kanalizime dhe hapësira publike moderne;

3. Mbështetje për bizneset lokale dhe hapje të vendeve të reja të punës;

4. Fuqizim i arsimit dhe rinisë, si motori më i rëndësishëm i zhvillimit afatgjatë;

5. Mbrojtje e mjedisit dhe hapësira të gjelbra, për një qytet më të pastër dhe më të shëndetshëm;

6. Përfaqësim të barabartë për të gjithë komunitetet, në çdo nivel të vendimmarrjes.

Mesazh i saj për qytetarët:

“Gjatë gjithë jetës sime kam punuar me njerëz, për njerëzit. Kam parë sfida, por edhe mundësi të mëdha për qytetin tonë. Sot, më shumë se kurrë, Tetova ka nevojë për zëra të ndershëm, të vendosur dhe me përvojë. Me mbështetjen tuaj, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Çdo votë për Zehra Musain është një zë për ndershmëri, zhvillim dhe përfaqësim të denjë.

Related posts

U nda nga gruaja/ Rrihet Princ Leka nga ish-vjehrri dhe ish gruaja Elia Zaharia

Gjyla Halili

NËNA STANË ME SHPIRTIN E SAJ MAL

Gjyla Halili

Inspektorati i Zbatimit të Gjuhës doemos duhet të aktivizohet me gjobitje!

Gjyla Halili