AKTUALE

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të takohet me kreun shtetëror

Kryeministri Hristijan Mickoski do të presë sot pasdite në orën 15:45 Presidenten e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen.

Sipas agjendës një takim kokë më kokë do të mbahet në Qeveri në orën 15:50. Derisa takimi dypalësh do të mbahet më pas në orën 16:05.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se nga vizita e ardhshme e Von der Leyen në Shkup dhe takimi me të, ai pret riafirmimin e qëndrimit se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE, dhe shpreson se në atë proces do të ketë rezultate edhe nga Unioni Evropian.

Siç njofton Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit të saj në Shkup, Von der Leyen do të takohet me Presidenten maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.

Banner

Related posts

Pendarovski: Nuk kam pse ta bojkotoj raundin e dytë sepse do t’i fitoj zgjedhjet

Gjyla Halili

Mexhiti: Ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve! Secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro

Gjyla Halili

KSHZ: 3.85 për qind është dalja deri në ora 09:00

Gjyla Halili