AKTUALE

Faton Ahmeti nga Kërçova: Mobilizohuni që më 19 tetor të arrijmë një fitore më të madhe dhe më madhështore!

Gjatë tubimit të mbajtur sonte në Kërçovë nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Faton Ahmeti, shefi i shtabit u bëri thirrje të gjithë mbështetësve dhe strukturave që të shtojnë aktivitetin dhe mobilizimin në ditët e mbetura deri më 19 tetor, për të siguruar një fitore madhështore, njofton TS..

Ahmeti theksoi se Kërçova është kthyer në qendër të frymës kombëtare, dhe se jehona e këtij mobilizimi tashmë po përhapet në gjithë Maqedoninë e Veriu.

Duhet të vazhdojmë me mobilizimin, sepse Kërçova po flet dhe po dëgjohet në gjithë shtetin. Ta shtojmë aktivitetin në këto ditë vendimtare që me 19 tetor të realizojmë një fitore edhe më të madhe dhe edhe më madhështore!”, u shpreh Ahmeti në fjalimin e tij.

Tubimi në Kërçovë u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe e qytetarëve, entuziazëm dhe thirrje për bashkim rreth kauzës së përbashkët politike që AKI po promovon në këtë fushatë.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari nga vizita në Shba: Kërçova është me fat që ju ka!

Gjyla Halili

Zëvendës ministri Rexhepi: Filloj rekonstruimi i tërësishëm i rrugës Butelski Venec në Shuto Orizare

admin

Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve të huaj të cilët kërkuan nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe qasje më të ashpër ndaj Serbisë

admin