AKTUALE

Isen Shabani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me LSDM – Vrapçisht

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, ka nënshkruar sonte marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), dega e Vrapçishtit.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit politik dhe institucional për të avancuar zhvillimin e komunës së Vrapçishtit. Palët u dakorduan që interesi i qytetarëve të jetë prioriteti kryesor, duke bashkuar forcat për një të ardhme më të mirë.

“Ky është një hap i rëndësishëm për komunën tonë. Me vizion të përbashkët dhe qëllime të qarta, do të punojmë për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve,” deklaroi Isen Shabani, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim.

Përmes kësaj marrëveshjeje, theksohet rëndësia e unitetit, mirëkuptimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke hapur rrugë për bashkëpunime konkrete në të ardhmen.

Banner

Related posts

Zgjërohet “Fronti Europian”, Ahmeti nënshkruan marrëveshje me Kollashinac sot në Çair

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj uron Krishtlindjet: Vlerësojini momentet e veçanta me njerëzit e dashur

Gjyla Halili

LISTAT JANË PUBLIKUAR, kontrolloni nëse keni marrë mbështetje financiare

admin