AKTUALE

Emir Sulejmani: Vetëm edhe 5 ditë! Zhelina është në këmbë, fitorja është e pashmangshme

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, përmes një mesazhi publik, ka bërë thirrje për qëndresë, mobilizim dhe unitet në prag të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se fitorja është shumë afër dhe asgjë nuk mund ta ndalë më.

Në një postim të shpërndarë me moton #RezistencaVazhdon, Sulejmani shpreh besimin e palëkundur në mbështetjen e qytetarëve dhe në ndryshimin që ai premton për Zhelinën.

Vetëm edhe 5 ditë! 5 ditë rezistencë e qëndresë! Ata kanë frikë sepse po humbin, ne kemi guxim sepse po fitojmë! Mos u frikësoni, Zhelina është në këmbë! Fitorja po vjen, dhe askush s’e ndal dot më!”, deklaron Sulejmani.

Mesazhi i tij vjen në një moment kritik të fushatës, ku atmosfera politike po intensifikohet dhe mbështetja për kandidatin e AKI-së po rritet në disa zona kyçe të komunës.

Banner

Related posts

Besimi: Po shkojmë drejt rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit

admin

Xhaferi në Bruksel në takime me Sharl Mishel dhe fon der Lajen

Gjyla Halili

Drejtori Halili mori pjesë në hapjen ceremoniale të Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik (FGJK) për Europën Lindore dhe rajonin e Azisë Qendrore

Gjyla Halili