AKTUALE

Ali Ahmeti nga Studeniçan: Ne nuk përçajmë shqiptarët u dalim zot! Shqiptarët janë shtetformues

Gjatë tubimit elektoral të Aleancës Kombëtare për Integrim në komunën e Studeniçanit, Ali Ahmeti përçoi një mesazh të fortë uniteti dhe krenarie kombëtare. Ai theksoi se shqiptarët nuk janë të ardhur, por janë pjesë themelore dhe formuese e shtetit.

“Ne nuk kemi dalë për të përçarë shqiptarët, por për t’u dalë zot! Shqiptarët këtu nuk janë minoritet. Janë popull shtetformues. Janë ata që i kanë dalë zot Marrëveshjes së Ohrit, që kanë sakrifikuar, që kanë luftuar për barazi dhe drejtësi,” tha Ahmeti.

Ai kritikoi ashpër gjuhën përçarëse që po përdoret nga disa qarqe politike, duke paralajmëruar se arritjet e shqiptarëve janë të rrezikuara.

“Kombin nuk e mbrojnë ata që vijnë me flamuj të huaj. Kombin e mbrojnë ata që e duan këtë vend, këtë tokë, këtë popull. Nuk ka fushatë nacionaliste, ka betejë për të drejtat që i kemi fituar me gjak,” u shpreh lideri Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

SHUKRI BEQIRI, VEPRIMTARI NGA KUMANOVA NË PËRKRAHJE TË FUQISHME NISMËS SË RE POLITIKE TË IZET MEXHITIT

admin

Fillon ndërtimi i fabrikës së kompanisë turke “Shahterm” në ZZHTI Shkup

Gjyla Halili

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i reagon Bujar Osmanin: Kosovën e sheh me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë

Gjyla Halili