AKTUALE

Blerim Bexheti në Saraj: “Ky është bashkimi që ndryshon historinë “

Sonte në Saraj, deputeti i zonës, Blerim Bexheti, në tubimin madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku u theksua rëndësia e bashkimit, besimit dhe vizionit të përbashkët për qytetarët

Në këtë ngjarje të mbushur me energji, Bexheti vlerësoi punën dhe përkushtimin e aktivistëve, strukturave të partisë dhe qytetarëve, duke theksuar se Aleanca Kombëtare për Integrim është forca e popullit dhe e ardhmja e Sarajit.

Deputeti gjithashtu falënderoi liderët dhe kandidatët e partisë, duke përfshirë kandidatin për kryetar komune, Blerant Ramadani, dhe bartësit e listave për këshilltarë, për angazhimin e tyre në zhvillimin e komunitetit dhe promovimin e politikave të përbashkëta.

Blerim Bexheti përfundoi mesazhin e tij duke theksuar: “Bashkimi nuk ka të ndalur, dhe 19 Tetori është dita e fitores së popullit dhe e Aleancës Kombëtare për Integrim.”

Ja postimi i plotë:

Sonte, në zemrën e Sarajit, u dëshmua se bashkimi, besimi dhe vizioni i përbashkët janë forca që nuk ndalen!

Me një prezencë madhështore, me mijëra zemra të bashkuara, sonte u vulos mesazhi i qartë: Aleanca Kombëtare për Integrim është e ardhmja, Aleanca Kombëtare për Integrim është fuqia e popullit!

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, falënderoj secilin aktivist, strukturë, militant dhe qytetar që është këtu për të na dëgjuar dhe për të treguar se Saraji di të bëjë histori!

Falënderim të veçantë për kandidatin tonë për kryetar komune, Blerant Ramadani, simbol i rinisë, punës dhe vizionit të ri për Sarajin!
Falënderim për liderët e Aleancës Kombëtare për Integrim, për bartësit e listave Iljas Veseli dhe Abdulselam Selami, për kandidatin për qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, për kandidaten për këshilltare në qytetin e Shkupit, Nezrane Rustemi, dhe për shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani dhe gjith ekipin e shtabit, që me përkushtim e kanë bërë këtë lëvizje realitet.

Një falënderim i posaçëm për të gjithë ju të nderuar mysafirë që sonte jeni në mesin tonë prania juaj është forca jonë, energjia që na shtyn përpara dhe dëshmia se kauza jonë është e drejtë e popullore!

Me nder të veçantë përshëndes liderin historik të BDI-së, z. Ali Ahmeti, burrin që e nisi rrugën e lirisë dhe që vazhdon ta udhëheq me mençuri.
Falënderim për z. Arben Taravari, njeriun që bashkoi vizionin politik me misionin kombëtar, për të ndërtuar politike të fortë, të bashkuar dhe me dinjitet!

Sonte nga Saraji përcillet një mesazh i vetëm:
Bashkimi nuk ka të ndalur. 19 Tetori është dita e popullit, dita e fitores, dita e Aleancës Kombëtare për Integrim!
Le të marshojmë drejt fitores plebishite, me bindje, me zemër dhe me krenari sepse historia nuk shkruhet nga rastësia, por nga njerëzit që guxojnë!

Faleminderit 💙

Related posts

Intervista/ Flet drejtori Festim Halili: Inovacioni nuk njeh kufij

admin

I pari në Zajaz të Kërçovës, voton lideri i shqiptarëve, Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Ganiu dhe Iseni në takim me kryetarin e Komunës Inegjol të Turqisë Alpar Taban

Gjyla Halili