AKTUALE

Seanca e fundit e Këshillit të Komunës së Vrapçishtit/ Isen Shabani: Reflektim mbi katër vite punë dhe zhvillim

Sot u mbajt seanca e fundit e Këshillit të Komunës së Vrapçishtit, duke përmbyllur një periudhë katërvjeçare bashkëpunimi, përkushtimi dhe angazhimi në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani, i shprehu falënderimet e tij të sinqerta Kryesuesit, z. Emir Durmishi, dhe të gjithë këshilltarëve për bashkëpunimin korrekt, profesional dhe të frytshëm gjatë këtyre katër viteve.

“Gjatë kësaj periudhe, bashkë kemi punuar për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në komunën tonë, për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe për të arritur rezultate konkrete që ndikojnë pozitivisht në jetën e përditshme të banorëve tanë,” theksoi Kryetari Shabani.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të secilit këshilltar, duke theksuar se puna e përbashkët është themeli i çdo zhvillimi dhe suksesi për komunitetin.

Seanca e sotme përfaqëson një moment reflektimi dhe falënderimi për arritjet e mëdha të këtij Këshilli dhe shërben si motivim për të vazhduar punën e përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Vrapçishtit.

Related posts

Limani: Komuna e Gostivarit nuk i detyrohet asgjë deponisë Rusino

Gjyla Halili

Nga 16 ministri në Maqedoninë e Veriut, tetë drejtohen nga shqiptarët

admin

Taravari thirrje bashkëveprimtarëve: Mos rrini si patericë e askujt! Afrohuni tek VLEN

Gjyla Halili