AKTUALE

Emir Sulejmani me mesazh të fuqishëm nga vendlindja: “Çdo hap që bëj, e bëj për ju!”

Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga vendlindja e tij, Novosella, në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.

“Kur qëndron përballë njerëzve që të rritën, s’ka fjalë që i përshkruan emocionet.
Në vendlindjen time, Novosellë, pashë fytyrat që më mësuan ç’është respekti dhe dashuria për vendlindjen.
Unë vij nga ju dhe çdo hap që bëj, e bëj për ju!”, ka shkruar Sulejmani në një postim emocional.

Në këtë takim të ngrohtë në vendlindjen e tij ishte i pranishëm edhe Ziadin Sela, i cili u shpreh me bindje se Emir Sulejmani do të jetë kryetari i ardhshëm i Zhelinës.

Banner

Related posts

Qoku: VLEN-i ia ka borxh Albin Kurtit të qëndrojë i bashkuar!

Gjyla Halili

Kush e paguan çmimin real të rritjes?

Gjyla Halili

Faton Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor fiton populli dhe dinjiteti shqiptar

Gjyla Halili