AKTUALE

Bilall Kasami e pranoi donacionin e Serbisë, Bajram Rexhepi: Me ne, kjo nuk kalon!

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar me një mesazh të fortë teksa ndiqte ndeshjen Serbi–Shqipëri, duke e lidhur direkt me donacionin serb që e pranoi Bilall Kasammi.

“Duke ndjekur ndeshjen Serbi–Shqipëri, s’munda mos të mendoj për ‘donacionin’ serb. Duket se politika e tyre s’ndryshon! Gjithmonë duan të fusin topin në portën tonë – në çdo fushë! Por me ne kjo NUK KALON!”, ka shkruar Rexhepi.

Ky reagim vjen pas pranimit të donacionit nga Qeveria e Serbisë nga ana e kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami,veprim që ka ngjallur kritika të ashpra në opinionin publik.

Rexhepi e cilësoi këtë si një tjetër “autogol politik”, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet me entitete që s’kanë respektuar asnjëherë të drejtat shqiptare nuk mund të maskohen si ndihmë.

“Me ne, kjo nuk kalon”, përfundon ai – një mesazh i qartë për 19 tetorin.

Banner

Related posts

Skandal në kufi: Mevlan Ademi kërkon lirimin urgjent të studentëve të ndaluar

Gjyla Halili

Digjen tre kamionë në një kompani në Zhelinë të Tetovës

Gjyla Halili

Komunikacioni rrugor po zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili