AKTUALE

Bajram Rexhepi: Drenoveci do ta bëjë kthesën e madhe për Tetovën!

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sonte ka zhvilluar një takim me banorët dhe aktivistët e lagjes Drenovec, ku u shpreh qartë vendosmëria për ndryshim.

Në një atmosferë entuziaste, Rexhepi u prit me mbështetje dhe besim nga komuniteti lokal. “Drenoveci do ta bëjë kthesën e madhe për Tetovën!”, theksoi ai gjatë fjalës së tij.

Pas 19 tetorit, ditë të mira po vijnë për Drenovecin dhe për gjithë Tetovën. Mesazhi i kësaj mbrëmjeje ishte i qartë: qytetarët janë gati për ndryshimin, për një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme dhe më pranë halleve të tyre”, u shpreh Rexhepi.

Tubimi ishte pjesë e takimeve të rregullta që kandidati po mban në çdo lagje dhe fshat të Tetovës, me qëllim që zëri i qytetarëve të jetë baza e vendimmarrjes së ardhshme.

Banner

Related posts

Zylbeari: Rrahja brutale e nxënësve shqiptarë në Tetovë dhe incidenti i ngjashëm në Manastir janë tregues të qartë se klima e urrejtjes dhe diskriminimit po përshkallëzohet

Gjyla Halili

IPIS: Pas zonës 5, BDI-ja fiton zgjedhjet edhe në zonën 2 dhe zonën 6

Gjyla Halili

Xhaferi: Numri i rritur i studentëve flet për kushtet cilësore dhe mësimin!

Gjyla Halili