AKTUALE

Blerim Bexheti: Dy investime të reja për Rashçen, Kopanicën, Gllumovën dhe Arnaqinë – zhvillim i barabartë për çdo vendbanim

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, ka përgëzuar banorët e Rashçes dhe Gllumovës për fillimin e punimeve në dy projekte të rëndësishme infrastrukturore, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të zonës.

Në fshatin Rashçe kanë nisur punimet në rrugën e quajtur “Rruga e verbër”, e cila lidh muhallen e poshtme me fshatin Kopanicë. Ky është një investim që banorët e kanë pritur për shumë vite, dhe që më në fund po vihet në zbatim. Rruga e re do të krijojë një lidhje alternative dhe më të shpejtë mes dy vendbanimeve, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke rritur sigurinë për banorët.

Ndërkohë, në Gllumovë, ka nisur ndërtimi i murit mbrojtës përgjatë rrugës që lidh Gllumovën me Arnaqinë, një projekt i rëndësishëm për parandalimin e rrëshqitjeve të terrenit dhe garantimin e një infrastrukture më të sigurt në këtë zonë.

“Këto janë investime konkrete që tregojnë se zhvillimi duhet të jetë i barabartë për çdo vendbanim. Infrastrukturat rrugore dhe masat mbrojtëse janë themel për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Përkushtimi ynë është të punojmë çdo ditë që këto investime të prekin çdo cep të komunës,” deklaroi deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti.

Ky projekt është pjesë e një strategjie të qëndrueshme zhvillimore, me synim përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale dhe përfshirjen e të gjitha fshatrave në procesin e zhvillimit lokal.

Fronti Europian dhe deputeti Bexheti kanë theksuar disa herë se siguria, qarkullimi i lehtë dhe investimet në infrastrukturë janë ndër prioritetet kryesore për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

#BlerimBexheti ✅
#FrontiEuropian
#Saraji
#InvestimeLokale
#Infrastruktura
#Rashçe #Kopanicë
#Gllumovë #Arnaqi

Related posts

Ali Ahmeti kujton 27 vjetorin e rënies së Beqir Limanit

Gjyla Halili

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut sot e shfrytëzuan të drejtën e votës

Gjyla Halili

Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike

Gjyla Halili