AKTUALE

Bajram Rexhepi paralajmëron projektin gjigant për Tetovën: Parku më i madh qytetar dhe Qendra e Re Administrative do ta transformojnë qytetin!

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze dhe transformuese për qytetin — shndërrimin e kazermës në zemrën e re të Tetovës.

Në një sipërfaqe prej 150.000 metrash katrorë, Rexhepi planifikon ndërtimin e Parkut më të madh qytetar, me gjelbërim, shëtitore, hapësira për rekreacion, aktivitete sportive e kulturore.

Krahas parkut, në një zonë prej 45.000 metrash katrorë, do të ngrihet Qendra e Re Administrative e Tetovës, që do të grumbullojë në një vend të gjitha institucionet publike: Komunën, Gjykatën, Prokurorinë, Policinë, Kadastrën, Librat Amë dhe shumë të tjera.

Sipas Rexhepit, ky projekt do të sjellë një ndryshim të madh urban e funksional për qytetin:

✅ Parku i parë i madh, që i ka munguar gjithmonë Tetovës.
✅ Rendi dhe funksionaliteti urban — fundi i kaosit në qendër.
✅ Qasje e lehtë për qytetarët në të gjitha shërbimet administrative.
✅ 1000 vende të reja parkimi.
✅ Më shumë hapësira të gjelbra për frymëmarrje, sport dhe rekreacion.

“Ky është hapi i parë drejt një Tetove moderne, me plan dhe vizion, ku hapësira publike trajtohet me respekt dhe kujdes,” – theksoi Bajram Rexhepi.

Parku i Qytetit dhe Qendra Administrative shënojnë fillimin e një epoke të re për Tetovën — një qytet që zhvillohet, gjallërohet dhe merr frymë ndryshe.

Related posts

Yllka Kaba Bekteshi: 30 ditë që Kreshniku mbahet padrejtësisht peng..!?

Gjyla Halili

Aliti në Klan M: Rivotimi i sotëm një tendencë për falsifikim të vullnetit të popullit nga VMRO-VLEN dhe LSDM

Gjyla Halili

Javën e ardhshme ngrirje e mundur e çmimeve të sheqerit, vezëve dhe orizit

admin