AKTUALE

Rina Ajdari: Forca e grave dhe vajzave është themeli i çdo ndryshimi pozitiv

Mbrëmë në Tetovë, përmes një organizimi madhështor me gra dhe vajza, u promovuan kandidatet për këshilltare të Aleancës Kombëtare për Integrim, në një atmosferë të mbushur me energji, bashkëpunim dhe entuziazëm qytetar.

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të grave dhe vajzave në proceset vendimmarrëse dhe politike:

“Në çdo nismë shoqërore apo politike, forca jonë qëndron tek bashkëpunimi dhe koherenca. Jemi kalitur të dëgjojmë njëra-tjetrën, të ndajmë ide dhe përgjegjësi, duke ndërtuar një kulturë ku fjala, veprimi dhe vizioni ecin bashkë. Kjo është ajo që na bën të suksesshme dhe të dallueshme.”

Në këtë ngjarje u theksua mesazhi se asgjë e madhe nuk ndërtohet vetëm — çdo arritje e vërtetë lind nga uniteti, besimi dhe përkushtimi i përbashkët.

Pjesëmarrja e gjerë e grave dhe vajzave nga Tetova ishte dëshmi e qartë se ato janë një forcë e pashmangshme në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse për qytetin dhe vendin.

#bashkëmezemërpërtetovën

Banner

Related posts

Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime në statutin e partisë – mandati i ardhshëm do të jetë i fundit për mua

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Tetova sonte foli fuqishëm

Gjyla Halili

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës – Ismet Jashari, simboli i luftës për liri

Gjyla Halili