AKTUALE

Nora Muaremi: Fuqia e grave është çelësi i fitores së 19 tetorit

Banner

Në një ngjarje madhështore të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim, ku u promovuan kandidatet për Këshillin e Komunës së Tetovës, u vu në pah roli i jashtëzakonshëm i grave në këtë proces politik.
Një nga figurat qendrore të kësaj ngjarjeje ishte Shefja e Shtabit të Forumit të Gruas në Tetovë, znj. Nora Muaremi, e cila me përkushtimin dhe energjinë e saj udhëhoqi një mobilizim të fuqishëm të grave tetovare.

Znj. Muaremi theksoi rëndësinë e angazhimit të grave në proceset vendimmarrëse dhe politike, duke e cilësuar këtë ngjarje si një dëshmi të fuqisë, unitetit dhe vendosmërisë së grave të Tetovës.

“Kjo mbrëmje ishte më shumë se një promovim – ishte një mesazh i qartë se gratë janë forca e fitores së 19 tetorit. Prania dhe mbështetja e tyre i dhanë shpirt dhe ngjyrë çdo momenti të kësaj ngjarjeje,” deklaroi Muaremi.

Në këtë aktivitet u shprehën falënderime edhe për:

Shefin e Shtabit Zgjedhor Qendror, z. Faton Ahmeti, për mbështetjen dhe udhëheqjen e vendosur;

Shefin e Shtabit Zgjedhor Lokal, z. Blerim Osmani, për përkushtimin dhe organizimin shembullor;
si dhe për bashkëpunëtoret e palodhura, të cilat kontribuan në organizimin dhe realizimin e aktivitetit.

Ngjarja shërbeu si një tregues i qartë se gratë do të kenë një rol vendimtar në fitoren e 19 tetorit, ndërsa Forumit të Gruas i është besuar një mision i rëndësishëm në këtë proces politik.

Banner

Related posts

Lidhja Shqiptare në Botë dhe Gazeta e Alpeve do të organizojnë evenimentin ” Takimi i madh i Anamoravës” me tematikë: Histori, Identitet dhe Integrim

Gjyla Halili

Seancë e Qeverisë – Kreu

admin

Mexhiti: Qeveria nesër mban seancë solemne për Marrëveshjen e Ohrit

Gjyla Halili