AKTUALE

AKI vazhdon te  dorëzoj programin “Bashkë për Kërçovën” derë më derë

Banner

Bartësi i listës së koalicionit AKI, z. Ilir Rushani, së bashku me kandidatët për këshilltarë komunalë, zhvilluan një aktivitet të veçantë duke trokitur derë më derë për t’ua dorëzuar qytetarëve programin zgjedhor “Bashkë për Kërçovën”.

Ky veprim simbolik, por me mesazh të fortë, po realizohet për herë të parë në këtë formë në Kërçovë dhe synon të thellojë transparencën, afërsinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Sipas z. Rushani, ky është një hap konkret që tregon se AKI dëgjon, bashkëpunon dhe vepron në terren, duke e vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimmarrjeje.
“Ne besojmë se zëri i kërçovarëve do të jetë themeli i çdo vendimi në këshillin komunal. Programi ynë është i qytetarëve, për qytetarët dhe me qytetarët,” – u shpreh Rushani gjatë takimeve në terren.

Iniciativa “derë më derë” është pritur pozitivisht nga banorët, të cilët vlerësuan qasjen e drejtpërdrejtë dhe komunikimin e sinqertë të kandidatëve të AKI-së, duke theksuar se kjo formë kontakti rikthen besimin dhe ndjenjën e përfshirjes qytetare./tv.gurra

Banner

Related posts

Makedonski Telekom me rezultate pozitive, rritje dhe lidership në vitin 2023

Gjyla Halili

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Gjyla Halili

Kanditatët për këshilltare të AKI-së në Tetovë mikëpriten nga zonjat e Reçicës së Vogël

Gjyla Halili