AKTUALE

Blerim Bexheti: Të zbardhet sa më shpejt sulmi ndaj Dr. Shahinit, drejtësia duhet të veprojë menjëherë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Likovë, ku mjeku dhe kandidati Dr. Zekerija Shahini u bë objekt i një sulmi të armatosur.

Në reagimin e tij, deputeti Bexheti shprehu tronditje të thellë dhe dënim të ashpër ndaj çdo forme dhune, duke theksuar se aktet e tilla janë të papranueshme në një shoqëri që synon stabilitet, drejtësi dhe demokraci.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ndodhi sot në Likovë. Miku ynë, Dr. Zekerija Shahini, mjek i përkushtuar dhe kandidat përfaqësues i dinjitetshëm, është goditur nga një sulm i armatosur. Dhuna, pavarësisht kujt i drejtohet, është sulm ndaj dinjitetit njerëzor dhe ndaj vetë shoqërisë sonë,” – deklaroi deputeti Bexheti.

Ai shtoi se, falë Zotit, jeta e Dr. Shahinit është jashtë rrezikut, dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Deputeti Bexheti i bëri thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë me shpejtësi, transparencë dhe vendosmëri për të zbardhur rastin dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

Në fund, ai uroi shërim të shpejtë për Dr. Zekerija Shahinin, duke theksuar se solidariteti dhe uniteti janë përgjigjja më e fortë ndaj çdo forme dhune dhe frike.

“Shërim të shpejtë, Zekerija! Tetova, Likova dhe gjithë komuniteti janë me ty.” – përfundoi reagimin deputeti Blerim Bexheti.

Related posts

Musa Xhaferi nga Dibra: 8 Maji është referendum, populli përcakton kush do ti përfaqësoj

Gjyla Halili

Flamur Gjoleka – Zëri i qytetarëve, shpresa e Dollnenit: “Bashkë për një të ardhme më të ndritur”

Gjyla Halili

Ministria e Bujqësisë e RMV-së shpërndan subvencione prej 302 milionë denarë për 13,440 fermerë në pemëtari dhe hortikulturë

Gjyla Halili