SPORT

ShBA dalin me qëndrim rreth pjesëmarrjes së Rusisë në Olimpiadë

Banner

ShBA janë kundër pjesëmarrjes së sportistëve rusë e bjellorusë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Këtë deklaratë e bëri për mediat zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katerine Jean Pierre. Ajo tha se nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të lejojë sportistët e këtyre dy shteteve, ata duhet të garojnë si neutralë, pa flamuj e simbole të vendeve të tyre.

“Ne kemi mbështetur që në fillim pezullimin e Rusisë e Bjellorusisë nga eventet e ndryshme sportive apo përjashtimin e tyre nga Federatat ndërkombëtare. Nuk duhet të kthehemi pas tani. Ata mund të garojnë si neutralë, por absolutisht nuk duhet të shfaqen simbolet apo flamujt e këtyre dy shteteve”, tha Jean Pierre, që i mbyll derën idesë se lejimit të këtyre dy vendeve në Olimpiadë.

Ai që hodhi këtë ide ishte presidenti i IOC, Thomas Bach, që u shpreh se po sheh mundësinë që Rusia e Bjellorusia të marrin pjesë në Olimpiadën “Paris 2024”.

Gjithsesi, kjo ide nuk është mirëpritur, madje Ukraina ka dalë kundër, duke kërkuar bojkotin e Olimpiadës në rast se këto dy shtete do të lejohen.

Banner

Related posts

Real Madrid “keqtrajton” Liverpoolin, Napoli kthehet me fitore

admin

Ademi konfirmon se FFK është në bisedime me Mërgim Berishën dhe dy futbollistë të tjerë

admin

Zabaleta: Tifozët shqiptarë si amerikano-latinët!

admin

Leave a Comment