AKTUALE

MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT ME ANËTARËT E MYFTINISË

Sot, e hënë, më datë 06 tetor 2025, në ambientet e Myftinisë, Myftinia e BFI Tetovë, nën udhëheqjen e Myftiut të Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, me prezencën e anëtarëve të Myftinisë dhe të përfaqësuesit të Rijasetit, Mr. Fejzulla ef. Sadiki, mbajti mbledhjen e saj të rregullt.

Në rend dite u shqyrtuan informimi mbi ecurinë e proceseve të punës në Myftini, veçanërisht ato të periudhës së fundit, si dhe përcaktimi i objektivave për periudhën e ardhshme. Mbledhja u mbyll me miratimin e disa vendimeve konkrete, të cilat synojnë forcimin e veprimtarisë fetare dhe organizative të Myftinisë së BFI Tetovë.

Banner

Related posts

Mickoski i’a zgjat dorën Levicës kundër Frontit Europian

Gjyla Halili

Perspektiva europiane do të ndërtohet përmes sfidave dhe vendimeve të guximshme

admin

Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Gjyla Halili