AKTUALE

Bajram Rexhepi: Në Reçicë të Vogël sonte hapëm edhe shtabin e dytë. Atmosferë fituese si asnjëherë më parë

Banner

Sonte, Bajram Rexhepi, kandidati i Aleancës për Integrim në Tetovë, zhvilloi takim me banorët në lagjen Reçicë të Vogël 1, duke hapur edhe shtabin e dytë e fushatës në këtë pjesë të qytetit.

Në takim u diskutuan çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë banorët, ndërsa Rexhepi shprehu bindjen se energjia e fitores së 19 tetorit ndihet tashmë në çdo lagje dhe në çdo shtëpi të Tetovës.
“Jemi bashkë për një Tetovë më të mirë, me më shumë punë, infrastrukturë funksionale dhe shërbime për qytetarët. Kjo energji pozitive na motivon që të vazhdojmë punën me përkushtim deri në fitoren e madhe,” tha Rexhepi.

Me këtë hapje shtabi, Aleanca për Integrim forcon prezencën e saj në teren dhe i jep zë kërkesave të banorëve për ndryshim dhe përmirësim të kushteve jetësore.

Banner

Related posts

Ganiu informon banorët e Dizhonit për projektet që do të realizohen në lagjën e tyre

Gjyla Halili

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore

Gjyla Halili

Angellovska-Bezhoska: Nëse nuk realizohen rreziqet e parashikuara, lehtësim të politikës monetare do të ketë në gjysmën e dytë të vitit

Gjyla Halili