AKTUALE

Reagim i Administratorit për Inspektimin në Kërçovë – Flamur Bajrami: “Mjaft me manipulime parazgjedhore me spitalin e Kërçovës”

Administratori i Kërçovës, Flamur Bajrami, ka reaguar pas deklaratave të fundit të disa subjekteve politike që gjatë fushatës parazgjedhore po premtojnë ndërtimin e spitalit në Kërçovë.

“Jemi në periudhë parazgjedhore dhe çdo ditë dëgjojmë premtime për ndërtimin e spitalit. Del njëri e kërkon pushtetin lokal për ta ndërtuar spitalin në Kërçovë, duke harruar se kjo është kompetencë e pushtetit qendror – pushtet që tashmë e ka! Pastaj del tjetri, e thotë se do ta ndërtojë spitalin edhe me bamirësi, duke harruar se me bamirësi mund të ndërtohet vetëm spital privat, jo shtetëror,” – theksoi Bajrami.

Ai shtoi se këto deklarata janë përpjekje për të manipuluar opinionin publik dhe për të fituar poena politikë në prag të zgjedhjeve.

“Populli është i vetëdijshëm dhe e di mirë se kush ka pasur mundësinë ligjore dhe financiare ta bëjë këtë projekt, por nuk e ka bërë. Ndërtimi i spitalit në Kërçovë është përgjegjësi e qeverisë, jo e komunës. Prandaj, mjaft me manipulime dhe mashtrime ndaj qytetarëve,” – përfundoi administratori Bajrami.

Related posts

Samiti i Londrës, Mickoski dhe Mexhiti në takim me presidentin ukrainas Zelenski

Gjyla Halili

LSDM: Prokuroria të hetojë tenderët e ministrit Stefan Andonovski

Gjyla Halili

Kurti takon sekretarin për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly – flasin për zhvillimet e fundit në veri

admin