AKTUALE

Vogëlushi nga Sellca me plis emocionon Ali Ahmetin

Pas një tubimi madhështor në Sellcë të Tetovës, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre të fuqishme për Bajram Rexhepin, nuk munguan as momentet që prekin zemrën.

Një ndër fotografitë më të përfolura dhe të paharrueshme nga kjo mbrëmje është ajo e një vogëlushi me plis në kokë, i cili doli përpara liderit historik Ali Ahmeti dhe, me një gjest simbolik e plot emocion, ia dhuroi plisin e tij. Ky moment u prit me duartrokitje të forta nga të pranishmit dhe mbetet dëshmi e dashurisë dhe respektit që gjeneratat e reja ndiejnë për udhëheqësit e tyre.

Vlen të theksohet se përkrahja e jashtëzakonshme që i dha Sellca Bajram Rexhepit është jo vetëm një sinjal i qartë politik, por edhe një ogur i mbarë: fitorja e 19 tetorit ka nisur pikërisht këtu në zemrën e Malësisë së Sharrit dhe në zemrën e Sellcës.

Banner

Related posts

Zëvendës kryeministri Mexhiti takoi Drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit Dushan Mitrev

Gjyla Halili

Reagimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për shkrimet në disa media

Gjyla Halili

Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, humb jetën një person

admin