AKTUALE

Ali Ahmeti: Sellca foli qartë. Bashkimi fiton, populli vendos!

Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, në zemër të Sellcës u mbajt tubim nga Aleanca Kombëtare për Integrim, lideri Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të fuqishëm para qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e datës 19 tetor si një pikë kthese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Duke u drejtuar përpara banorëve të njohur për urtësinë dhe qëndresën e tyre, Ahmeti deklaroi se fjala, përkushtimi dhe dashuria për vendin janë armët më të forta që askush nuk mund t’i ndalë.

Ali Ahmeti: Sellca foli qartë. Bashkimi fiton, populli vendos! (VIDEO)
Ali Ahmeti: Sellca foli qartë. Bashkimi fiton, populli vendos! (VIDEO)
Ndryshimi i fundit 23:57 5 Tetor, 2025
Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, në zemër të Sellcës u mbajt tubim nga Aleanca Kombëtare për Integrim, lideri Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të fuqishëm para qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e datës 19 tetor si një pikë kthese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Duke u drejtuar përpara banorëve të njohur për urtësinë dhe qëndresën e tyre, Ahmeti deklaroi se fjala, përkushtimi dhe dashuria për vendin janë armët më të forta që askush nuk mund t’i ndalë.

“19 Tetori është dita e popullit që nuk pranon të nënshtrohet. Dita e fitores së dinjitetit mbi mashtrimin. Dita e bashkimit për të mbrojtur votën, gjuhën, flamurin dhe të ardhmen tonë.”, theksoi Ahmeti.

Tubimi në Sellcë, sipas vlerësimeve të organizatorëve, ishte një sinjal i qartë se fryma e bashkimit është më e fortë se kurrë dhe se qytetarët janë të vendosur për ndryshim.

“Sellca foli qartë: Bashkimi fiton, populli vendos!”, theksoi Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti përcolli mesazhin se 19 tetori do të jetë një referendum qytetar, ku vota do të shërbejë si mjeti për ta rikthyer dinjitetin, barazinë dhe përfaqësimin e merituar të shqiptarëve në pushtet.

Banner

Related posts

Garazhet në kate, Pacolli drejton gishtin tek vonesat e Komunës së Çairit

admin

“Ngrijnë” e ulen çmimet e disa artikujve higjienikë, deri më 31 maj

admin

U FESTUA NË NEW YORK 113 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Gjyla Halili