AKTUALE

Ali Ahmeti nga Xhepçishti: Kjo është koha që shqiptarët të orientohen drejt votës kombëtare, drejt frymës kombëtare

Sonte në fshatin Xhepçisht, u mbajt një tubim madhështor i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për për kandidatin për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi , ku i pranishëm ishte edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, aktivistëve dhe strukturave partiake, takimi shënoi një nga momentet kyçe të fushatës në këtë zonë.Gjatë fjalimit të tij, Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.Ata që votuan për ndryshim, nuk janë fajtorë. Ata votuan me shpresën se do të ndodhte një ndryshim i vërtetë. Por, ndryshimi nuk ndodhi. Ne kemi për detyrë t’u shpjegojmë qytetarëve pse ndodhi kjo dhe ku na çoi kjo rrugë,” – u shpreh Ahmeti.Ai paralajmëroi se në rrezik është vetë Marrëveshja e Ohrit, si dhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, duke shtuar:“Kjo është koha që shqiptarët të orientohen drejt votës kombëtare, drejt frymës kombëtare. Marrëveshja e Ohrit ka 72 faqe që duhet të zbatohen. Sot, ato trajtohen si një leckë – pa respekt dhe pa përfaqësim të drejtë,” – përfundoi ai.Tubimi në Xhepçisht u përshkua me entuziazëm dhe mobilizim të lartë qytetar, duke reflektuar qartë peshën politike të këtij koalicioni në zgjedhjet lokale që po afrohen.

Banner

Related posts

Mexhiti takohet me mërgimtarët: Jeni pjesë e rëndësishme e jona dhe kontributi juaj është i jashtëzakonshëm

Gjyla Halili

BASHKËSIA FETARE ISLAME PJESMARRËSE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Gjyla Halili

Shqiptarët e Turqisë solidarizohen me Studentët e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili