AKTUALE

Zëri i Kërçovës jehon në Zvicër – Fatmir Dehari takon bashkëvendasit me dashuri e mirënjohje

Sot (e diel), më 05 tetor 2025, në ora 16:30, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kryetari aktual i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, do të zhvillojë një takim me bashkëvendasit – vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Takimi organizohet nga Shoqata Kulturore “Kërçova – Zvicër”, me rastin e promovimit të kandidaturës së tij për mandatin e ri.
Në këtë ngjarje, z. Dehari do të prezantojë programin dhe vizionin e tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, me fokus në përparimin, bashkimin dhe zhvillimin e Kërçovës.

📅 Data: E diel, 05.10.2025
🕟 Ora: 16:30
📍 Adresa: Mehrzweckhalle, Müllimat, Mülistrasse 8, 6264 Pfaffnau

Z. Dehari do të ndajë me mërgatën idetë dhe projektet që synojnë të forcojnë lidhjen mes qytetit të Kërçovës dhe diasporës sonë në Zvicër, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e vendlindjes.

#BASHKË
Mirë se vini për Kërçovën tuaj! 🙏

Related posts

Gjendja e rrugëve në vend

Gjyla Halili

Arrestohet 24 vjeçari nga Shkupi, kjo është arsyeja

admin

Toshkovski i inatosur: Le të vijnë Xhaferi dhe Osmani të fotografojnë qytetarët për pasaporta

Gjyla Halili