AKTUALE

Nga Mynheni me zemër për Kërçovën: Fatmir Dehari dhe mërgata shqiptare së bashku për të ardhmen

Banner

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Kërçovën, Fatmir Dehari, zhvilloi sot një takim me mërgimtarët shqiptarë në München, të cilët e pritën me entuziazëm dhe ngrohtësi.

Gjatë takimit, Dehari vlerësoi lidhjen e pandarë të mërgatës me vendlindjen dhe theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përfaqësimit të drejtë. Ai nënvizoi se mbështetja e diasporës është forca që e motivon për të punuar për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kërçovë.

“Mbështetja juaj na jep energji dhe forcë për të punuar për Kërçovën tonë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme me mundësi dhe perspektivë për të gjithë qytetarët,” deklaroi Dehari.

Ai gjithashtu shprehu falënderim për
Shoqata Uskana, Oda Kërçovare, dhe miqtë e shokët, për mikpritjen dhe dashurinë për vendlindjen. Me ju dhe për ju, për Kërçovën tonë!”

Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës #BashkëPërKërçovën, që synon të forcojë lidhjet mes kandidatit dhe komunitetit, brenda dhe jashtë vendit.

#FatmirDehari
#BashkëPërKërçovën
#Mërgata

Banner

Related posts

Mexhiti: MO është marrëveshje për shtetin – nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht!

Gjyla Halili

Fondi Pensional rrit kompensimin në rast vdekjeje dhe mbështetjen mujore për pensionistët

Gjyla Halili

Frutex L.L.C dhe Poliklinika Avicena KS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.

admin