AKTUALE

Takim me mërgatën kërçovare AKI– mbështetje për vizionin e zhvillimit të komunës

Në një takim të ngrohtë e vëllazëror me mërgimtarët kërçovarë, u theksua roli i tyre të pazëvendësueshëm si shtyllë e fuqisë kombëtare dhe mbështetje e madhe për vendlindjen.
Bartësi i listës për Këshillin Komunal të Kërçovës ndau me ta vizionin për një qytet më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Në qendër të diskutimit ishte edhe kandidatura për kryetar të Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari, i cili garon nën udhëheqjen e vizionit të liderit kombëtar, z. Ali Ahmeti.
U theksua se vota e mërgatës mbetet vendimtare për fitoren në Kërçovë, pasi çdo votë është forcë për suksesin e përbashkët.

Pjesëmarrësit shprehën mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa u ritheksua se zëri dhe forca e mërgatës janë motivim i fuqishëm për angazhimin politik në vendlindje./Tv gurra

Banner

Related posts

Osmani: E ndaluan gjuhën, tani heshtën himnin!

Gjyla Halili

Sela flet hapur për Kurtin: Kam zhgënjim, e përkraha hapur, ndoshta kam gabuar

Gjyla Halili

Toshkovski: Grubin do ta kthejmë në Maqedoni, do të gjejmë mënyra!

Gjyla Halili