AKTUALE

“Rina Ajdari nga Sahat Mëhalla: “Koha për drejtësi dhe përfaqësim të barabartë ka ardhur”

Sot në Sahat Mëhalla, deputetja Rina Ajdari mbajti një fjalim para qytetarëve dhe mbështetësve, ku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e vendit.

Në fjalimin e saj, Ajdari bëri thirrje për bashkëpunim dhe mobilizim, duke nënvizuar se qytetarët duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes për të siguruar një të ardhme më të mirë për Tetovën. Ajo gjithashtu kritikoi shfuqizimin e balansuesit nga qeveria pa legjitimitet etnik, duke e cilësuar këtë si një vendim që cenon përfaqësimin e drejtë dhe barazinë në vendimmarrje.

Deputetja theksoi gjithashtu angazhimin e saj për përmirësimin e shërbimeve, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjes mes qytetarëve dhe institucioneve. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, dhe me shum entuziazëm për ndryshimin për Tetovën e Re.

#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Në odën e Jasharajve kujtuam sakrificën e heronjve të Kosovës

Gjyla Halili

Shpenzimet mujore nuk mund të mbulohen as me dy paga minimale

admin

“E Majta”: Babai i ministrit Toshkovski u dënua në vitin 2013 për mashtrim, ndërsa ai sot flet se po shkatërron sistemin korruptiv

Gjyla Halili