AKTUALE

Aki në Saraj afron programin me kërkesat e pensionistëve/ Bexheti: Pensionistët dhe invalidët do të kenë zë në Këshillin Komunal

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të komunës, Blerand Ramadani, së bashku me kryetarin aktual dhe bartësin e listës për këshilltarë Iljas Veseli, si dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, ka zhvilluar një takim me Shoqatën e Pensionistëve dhe Invalidor.

Gjatë takimit, Ramadani prezantoi programin e tij për katër vitet e ardhshme, me theks të veçantë tek përmirësimi i kushteve të jetesës për pensionistët dhe invalidët, si kategori që meritojnë më shumë vëmendje dhe përkujdesje institucionale.

Në takim mori pjesë edhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, i cili shprehu mbështetjen e tij për bashkëpunimin me kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në proceset vendimmarrëse.

Përfaqësuesit e shoqatës, nga ana e tyre, kërkuan që në të ardhmen të kenë përfaqësues në Këshillin Komunal, ose të jenë pjesëmarrës aktivë në mbledhje, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merret parasysh.
Kjo kërkesë u mirëprit nga kandidati Ramadani dhe ekipi i tij, të cilët premtuan se do të shqyrtohet me seriozitet dhe do të mundësohet në të ardhmen.

Në fund të takimit, Ramadani falënderoi për mikpritjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se:
“Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një komunë më të drejtë dhe më humane.”

Banner

Related posts

Alternativa sot mblidhet në Tetovë, vendos nëse do qëndrojë apo do largohet nga Qeveria

admin

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI E RMV – së

Gjyla Halili

MPB Maqedoni dhe SHGM me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

admin