AKTUALE

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Aleancës Kombëtare për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit

Banner

Vrapçisht, më 2 tetor 2025 – Sot u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe Partisë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit.

Ky hap paraqet vazhdimësinë e një bashkëpunimi të frytshëm dhe konstruktiv, i cili ka dhënë rezultate pozitive edhe gjatë periudhës së qeverisjes lokale. Marrëveshja është dëshmi se vetëm përmes unitetit dhe vizionit të përbashkët mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për qytetarët.

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke nënvizuar se qytetarët do të jenë përfituesit kryesorë:

“Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e komunës sonë. Përmes kësaj marrëveshjeje sigurojmë jo vetëm mbështetje për zgjedhjet e 19 tetorit, por mbi të gjitha një zotim të përbashkët për të punuar në shërbim të çdo qytetari, pa dallim”, u shpreh Shabani.

Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të jetë i qëndrueshëm dhe të orientohet drejt zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Banner

Related posts

Luan Veliu: Sërmnovë, në “Konakun” e Arsim Disha, Strumbullari i Malësisë, zëri i së vërtetës!

Gjyla Halili

Osmani në Nju Jork: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut dhe takimi me vendet e Ballkanit Perëndimor

admin

Mamuti: Me retorikë anti-shqiptare Mickoski nuk i arrin 61 deputetë vet, ndaj kërkon VLEN-in në koalicion!

Gjyla Halili