AKTUALE

Bajram Rexhepi: Kthimi i dinjitetit për Tetovën nis nga Çarshia e Epërme

Banner

Nga zemra e Çarshisë së Epërme në Tetovë, kandidati i Aki-së Bajram Rexhepi ka dhënë mesazhin e tij për qytetarët, duke e cilësuar këtë vend si pikënisje të kthimit të dinjitetit për qytetin.

Në një deklaratë të fuqishme para të pranishmëve, ai tha se Çarshia e Epërme nuk është vetëm një hapësirë tregtare dhe historike, por një simbol i identitetit dhe qëndresës së tetovarëve. “Prej këtu do të vijë përgjigjja më e fortë për ata që e poshtëruan qytetin dhe shitën gjithçka që mundën. Nga Çarshia do të ngrihet zëri i popullit që nuk pranon më padrejtësi,” u shpreh Rexhepi.

Ai theksoi se Tetova ka nevojë për një ringritje morale e politike, duke e cilësuar bashkimin e qytetarëve si kushtin kryesor për ndryshimin. Sipas tij, shumë vendime të së kaluarës kanë dëmtuar interesin e qytetit dhe kanë cenuar dinjitetin e banorëve, por kjo nuk mund të vazhdojë më.

“E ardhmja e Tetovës nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi dhe përfitime të ngushta. E ardhmja duhet të ndërtohet mbi drejtësi, solidaritet dhe respekt për qytetarët,” shtoi ai, duke ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e nismës “Bashkë për Tetovën”.

M

e këtë fjalim nga Çarshia e Epërme, Bajram Rexhepi e nisi simbolikisht fushatën e tij për ringritjen e qytetit, duke e vendosur theksin tek kthimi i dinjitetit dhe mbrojtja e interesit qytetar.

Banner

Related posts

Jetmir Ajradini: Koha është e maskarenjëve, por atëdheu i shqiptarëve, # Kreshnik Bekteshi

Gjyla Halili

Osman: Jo Rusisë, jo Bjellorusisë! Për ne dielli lind në Perëndim

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me të reshura lokale të shiut

Gjyla Halili