AKTUALE

Ndejë vëllazërore e diasporës shqiptare në Cyrih

Mbrëmë në qytetin e Cyrihut u mbajt një ndejë e veçantë vëllazërore me bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër. Në këtë takim u mblodhën shumë afaristë, si dhe figura të shquara të shkencës, artit, sportit e letërsisë nga komuniteti ynë në diasporë.

Ndër të pranishmit ishte edhe filantropi i njohur Lazim Destani, i cili me veprimtarinë e tij të gjerë në mbështetje të çështjeve kombëtare e humanitare, përfaqëson një model frymëzues për shqiptarët kudo që ndodhen.

Gjatë mbrëmjes u zhvilluan biseda të ndryshme mbi sfidat dhe mundësitë e diasporës shqiptare, si dhe mbi çështje që lidhen me trojet tona.

Një falënderim i veçantë iu drejtua organizatorit të ngjarjes, pronarit të restorantit “Churrasco” në Cyrih, z. Sokol Komani, i cili krijoi këtë atmosferë mikpritëse. Në kuadër të kësaj mbrëmjeje u bë edhe prezantimi i brendit të cigareve/purove “Qunto” në tregun e Zvicrës.

Ky aktivitet dëshmoi edhe njëherë fuqinë e bashkimit dhe rolin e rëndësishëm që ka diaspora jonë.

Banner

Related posts

Osmani: Fronti Europian është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin

Gjyla Halili

Reagim i fortë i gazetarit Marin Mema: Shteti shqiptar të mos heshtë ndaj thirrjeve antishqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Gjyla Halili

Remzi Abdullahi: Deri më 30 qershor afati për dorëzimin e aplikacioneve për ekonomitë buqësore

admin