AKTUALE

Babai i komandantit të ndjerë Nuri Mazarit në krah të Ali Ahmetit

Mbështetja publike e babait të komandantit të ndjerë Nuri Mazarit ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, vjen si përgjigje e fuqishme ndaj shpifjeve të fundit të shefit të shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, njofton TS.

Azizi kishte akuzuar në mënyrë të pabazuar dhe me shpifje të rënda bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit për vrasjen e komandantit Nuri Mazarit dhe komandantëve të tjerë, duke përhapur kështu dezinformata që synojnë të përçajnë shqiptarët.

Mbështetja e babait të Mazarit, i cili ka dalë hapur në krah të Ali Ahmetit, rrëzon këto akuza dhe thekson rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit politik në taborin shqiptar.

Ky qëndrim i fuqishëm nga familja Mazarit është një mesazh i qartë kundër përpjekjeve për nxitjen e urrejtjes dhe ndarjes, duke forcuar pozicionin e BDI-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në rrugën drejt përfaqësimit dhe përparimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Banner

Related posts

Kush po e shkatërron Maqedoninë e Veriut?

Gjyla Halili

Faton Ahmeti i ftuar në iftarin e organizuar nga KV”Jashtë Vardarit”

Gjyla Halili

Adem Avziu porosi Ali Ahmeti: Kryetar, në takimet me popullin të freskohen rreshtat e parë, këtë nuk e them unë, por çdo bashkëpartiak i yni

Gjyla Halili