AKTUALE

Azgan Haklaj uron Ali Ahmetin për titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

Azgan Haklaj, në një mesazh të veçantë publik, i uroi Ali Ahmetit për nderimin prestigjioz që mori sot nga Universiteti Europian i Tiranës, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Ai e konsideroi këtë njohje si një vlerësim të merituar për kontributin e Ahmetit në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, në avancimin e paqes dhe në promovimin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Haklaj theksoi rëndësinë e rolit historik të Ali Ahmetit, si strateg i luftës dhe arkitekt i paqes, duke bërë të mundur bashkëjetesën dhe barazinë e shqiptarëve në rajon. Ai vuri në dukje se ky titull është jo vetëm një nderim personal, por edhe një simbol i përkushtimit ndaj vlerave kombëtare dhe zhvillimit të shoqërisë.

“Ky është një moment krenarie për të gjithë ne”, ka shkruar Haklaj, “dhe një kujtesë e qartë se angazhimi i palodhshëm dhe vizioni i qartë për paqen dhe bashkëpunimin janë gjithmonë të vlerësuara.”

Urimi i Azgan Haklaj për Ali Ahmetin pasqyron respektin dhe mirënjohjen e gjerë që gëzon lideri i BDI-së në komunitetin shqiptar dhe ndërkombëtar, duke e bërë këtë ngjarje një pikë referimi historike në rrugëtimin e shqiptarëve drejt stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

Banner

Related posts

Akuza nga opozita / VMRO-DPMNE: Kovaçevski kërcënon mediat!

Gjyla Halili

KOMUNA E KËRÇOVËS në kuadër të projektit CircleWaste, mbajti Punëtori në Podgoricë të Malit të ZI .

Gjyla Halili

Ahmeti nesër takon banorët e Tearcës

Gjyla Halili