AKTUALE

Myftinia e Tetovës mirëpret delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë

Sot, në Xhaminë e bukur të Pashës në Tetovë, Myftinia e BFI Tetovës në krye me myftiun Dr. Selver ef. Xhemaili me bashkëpunëtorë, pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga kryetari i saj, z. Kadir Özkaya.

Delegacioni i lartë i R. së Turqisë ishte i shoqëruar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Darko Kostadinovski, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë vizitë i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Tetovës, dr. Bilall Kasami.

Kjo vizitë zyrtare u zhvillua në frymën e respektit dhe bashkëpunimit, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave lidhëse mes institucioneve, kulturave dhe popujve, si dhe përbën dëshmi të vlerës që gëzon vendi ynë dhe trashëgimia e pasur fetare e qytetit tonë në planin ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Lisa Beadini përfaqëson Tetovën në Festivalin “Mollëkuqet” në Gjilan me këngën “Porosia ime”

Gjyla Halili

ESHS: Paga mesatare gjatë muajit shkurt në Maqedoni, 43,053 denarë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti priti në takim Ardian dhe Gzime Ramadani, pranoi botimet e tyre më të reja

Gjyla Halili