AKTUALE

Blerim Osmani nga Reçica e Madhe: Bashkë me ju drejt ndryshimit të madh për Tetovën e Re

Banner

Në prani të banorëve të shumtë, Shefi i Shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, Blerim Osmani, hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Reçicë të Madhe, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për fushatën zgjedhore

Osmani u shpreh i bindur se Reçica e Madhe do të jetë një nga shtyllat kryesore të fitores së Aleancës Kombëtare për Integrim në zgjedhjet e ardhshme.

“Me hapjen e këtij shtabi, ne po dërgojmë një mesazh të qartë: qytetarët janë në qendër të programit tonë. Ne do të punojmë krah për krah me ta për një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe më të zhvilluar,” deklaroi ai gjatë fjalës së tij.

Osmani theksoi gjithashtu se shtabi i Reçicës së Madhe do të shërbejë si qendër organizimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke u kthyer në një pikë referimi për të gjithë mbështetësit e partisë në Tetovë.

Hapja e shtabit në Reçicë të Madhe shënon nisjen e një faze të re të fushatës së Aleancës Kombëtare për Integrim, me synim fuqizimin e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përgatitjen për një garë zgjedhore fituese.

Banner

Related posts

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

“Korridori Blu”, lidh veriun me jugun, në Thumanë-Kashar mbi 40% e volumeve

admin

Mickoski: Të mos fshihet, Ali Ahmeti të marrë guximin dhe të shpallë vetë kandidaturën për president

Gjyla Halili