AKTUALE

BDI: Obsesioni i Mickoskit për të zhdukur BDI-në nuk do të realizohet

Mbrëmë, Hristijan Mickoski shpërfaqi qartë obsesionin e tij politik për të kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni. Deklarata e tij e fundit, ku flet për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, nuk është vetëm një dëshirë personale, por një vazhdim i strategjisë së tij për të dobësuar, marginalizuar dhe kontrolluar shqiptarët.

Vetëm disa ditë më parë, ai deklaroi se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike e vendit, dhe kështu konfirmoi atë që kemi paralajmëruar për muaj të tërë: Mickoski nuk kërkon thjesht fitore zgjedhore, por dominim mbi shqiptarët dhe përpjekje për të kontrolluar përfaqësimin e tyre.

Mickoski dhe VMRO, kur flasin për “zogj e bilbila”, i referohen vetëm “shqiptarëve të tyre të ndershëm”, ata që i kanë nën kontroll në qeveri. Por shqiptarët e vërtetë, shqiponjat e këtij vendi, nuk mund të mbyllen nën një çati politike. Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë fuqinë dhe vendosmërinë e tyre, duke i dhënë përgjigjen e merituar këtij obsesioni.

Kjo platformë ideologjike e rrezikshme, vegël e projektit të famshëm të “botes serbe”, synon të imponojë politikanë shqiptarë të dobët e të nënshtruar, që heshtin vetëm për të ruajtur pushtetin personal. VLEN-i është instrumenti i tij për të kontrolluar skenën politike shqiptare, por shqiptarët nuk do të heshtin.

BDI ka qenë dhe mbetet zgjedhja e shqiptarëve. Ne kemi qenë gjithmonë adresa e qytetarëve, garantuesi i përfaqësimit të vërtetë dhe të dinjitetshëm. Askush nuk ka të drejtë të vendosë për shqiptarët përveç vetë shqiptarëve. Ky është mesazhi ynë i prerë: më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë fuqinë dhe vendosmërinë e tyre.

Më 19 tetor, kukullat e Mickoskit në VLEN do të pësojnë disfatën që meritojnë. Shqiponjat do të fluturojnë mbi çdo përpjekje për kontroll, dhe zëri i shqiptarëve do të jehojë. Ne nuk do të zhdukemi, nuk do të përulemi, dhe nuk do të lejojmë askënd të zgjedhë për ne. BDI është këtu dhe do të mbetet zëri i shqiptarëve që kërkojnë barazi, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN E MATURANTEVE TË PARALELES SË SHTRIRË TË MEDRESESĒ SË  VAJZAVE – TETOVË /FTESË PËR SOLEMNITETIN E MATURËS

Gjyla Halili

Osmani do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork dhe Këshillit të Përhershëm të OSBE-së

admin

Limaj akuzon Qeverinë për patriotizëm fals e përçarje në popull: S’kanë lidhje çka është shteti

admin