AKTUALE

Faton Ahmeti: Shqiptarët janë shqiponja, ata nuk mbahen peng as nga zagarët e as nga padronët e tyre

Pas tubimit të jashtëzakonshëm të AKI-së në Shkup, Sekretari i Përgjithshëm i Shtabit Zgjedhor, Faton Ahmeti ka theksuar se “shqiptarët janë shqiponja, ata nuk mbahen peng as nga zagarët e as nga padronët e tyre”.

Postimi i tij në fb:

Kur padroni shkon në gjueti, ai merr zagarët me vete për t’i lëshuar pas lepujve,por gabimi më i madh ndodh kur ata zagarë i lëshon të ndjekin shqiponjat.

Pse?!
Sepse zagarët nuk dinë të fluturojnë. Ata vetëm lehin duke parë nga poshtë, ndërsa shqiponjat ngjiten lartë, në qiellin e lirë.
Ky është realiteti politik i ditës: disa mendojnë se duke lëshuar qentë e oborrit pas shqiponjave, do t’i ndalin ose do t’i përbaltin. Por e vërteta është ndryshe, zagarët mund vetëm të lehin në vend, e shqiponjat ngriten lartë e me lartë.

Kjo metaforë, ka një simbolikë dhe mesazh të qartë: kush e ndien veten i prekur dhe identifikohet me kafshë me katër këmbë, është çështje e gjendjes së tij emocionale.

Shqiptarët janë shqiponja. Ata nuk mbahen peng as nga zagarët e as nga padronët e tyre.

Banner

Related posts

Sot ora 12:00 pritet të shpallet vendimi i gjykatës për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona

Gjyla Halili

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri më 18 gradë

admin

Katica Janeva lirohet pjesërisht nga burgu për të punuar në një zyrë avokatie të djalit të saj

Gjyla Halili