AKTUALE

ALI AHMETI, ADEM JASHARI I GJALLË I MAQEDONISË SË VERIUT, NË SHKUP MBAJTI ORË HISTORIE

Më 28 Shtator 2025, 100% në Shkup u përsërit 25 Nëntori i vitit 2012, atëherë kur para 13 viteve, u festua fuqishëm 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë!

Populli shqiptar në Maqedoni të Veriut, në Konveten e Frontit Kombetar, dëshmoi se është zot i fateve të veta!

U pa se 28 Shtatori i vitit 2025 do të mbahet mend gjatë në histori, ngase doli hapur se popullin shqiptar mund ta përfaqësojnë vetëm ata që që i mbrojnë me besnikëri fatet e tij, me besë e me dashuri tradicionale skenderbegiane!

Në Arenën “ Boris Trajkovski” në Shkup, u dëshmua se të gjithë u bashkuan me Ali Ahmetin, dhe dhanë mesazh të qartë se platforma e Skenderbeut, e Lidhjes së Prizrenit dhe e UÇK-së, për bashkim kombëtar është gjallë!

Tre folësit lider të frontit Zejdi Rexhepi, Arben Taravari dhe Ziadin Sela, u verifikua praktikisht se drejtohen me fuqi mbinjerëzore nga Kryelideri i Tyre e i popullit, i madhi i Atdheut dhe i Kombit Ali Ahmeti!

Toka e Kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut u dridh!

Bashkimi rreth Ali Ahmetit, Adem Jasharit të gjallë të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është eveniment historik dhe i papërsëritshëm!

Ashtu si edhe në të kaluarën, edhe më 28 Shtator 2025, u dëshmua se nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, popullin shqiptar në Maqedoni të Veriut, e presin vetëm ditë të bardha, dhe se do të pushtohen hapsira të reja nga shqiponjat që fluturojnë lartë në qiellin e kaltër!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Shtator 2025!

Related posts

Pal Dreshaj – ngrit Deçiqin në piedestal

Gjyla Halili

Shehu: KSHZ ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e duhura për zbatimin e procesit zgjedhor

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski të vendos është për BE apo izolim

admin