AKTUALE

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar, shqiptarët janë të bashkuar për të drejtat e tyre

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një dokument thelbësor për paqen dhe stabilitetin në vend dhe duhet respektuar nga të gjitha palët politike.

Ai theksoi se gjatë dy dekadave të fundit, në bashkëpunim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është punuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, së bashku me forcat politike në vend.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike, Ahmeti akuzoi opozitën për tentime që, sipas tij, cenojnë të drejtat e shqiptarëve dhe krijojnë tensione ndëretnike. Ai tha se shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të arriturat dhe për të garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Ne duam paqen, stabilitetin, ardhmërinë, duam Europën dhe NATO-n. Ky përcaktim ynë na ka bërë të jemi bashkë, jo vetëm për të ruajtur të drejtat kombëtare, por edhe për ta çuar vendin përpara”, u shpreh Ahmeti.

Kreu i BDI-së apeloi gjithashtu për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar se uniteti i shqiptarëve është vendimtar për të ardhmen politike të vendit.

Banner

Related posts

Rritja e shpenzimeve për jetesë, LSDM-ja akuzon pushtetin për paaftësi

Gjyla Halili

Tony Gojçaj emërohet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” Miçigan, Dedivanaj: Gëzuar dhe lulëzoftë uniteti dhe bashkëpunimi ynë!

Gjyla Halili

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta të UÇK-së sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Gjyla Halili