AKTUALE

Ali Ahmeti bindshëm më i besuari tek shqiptarët

Rezultatet e anketës më të re të agjencisë “Market Vision”, e afërt me VMRO-DPMNE-në, tregojnë se kjo parti prin para zgjedhjeve të 19 tetorit. Sipas sondazhit, VMRO-DPMNE është forca e parë politike në vend, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim renditet e dyta .

Në pyetjen “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22.9% e të anketuarve janë shprehur për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5.9%, BDI 6.0%, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) 0.7%, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) 1.2%, Levica 3.3%, ZNAM 1.8%, VLEN – Alternativa 1.4%, VLEN – Lëvizja Demokratike 1.6%, VLEN – BESA 1.6%.

Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të votojnë (12.4%) ose janë të pavendosur (23%). Sondazhi sugjeron gjithashtu se koalicioni i BDI-së do të jetë forca e dytë më e madhe politike pas zgjedhjeve dhe VLEN do të humbasë nga BDI me raport 2.5:1.

Në renditjen e liderëve politikë sipas besimit të qytetarëve, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kryeson listën, ndërsa Ali Ahmeti renditet i dyti me 6.3% mbështetje. Mickoski dhe Ahmeti lënë pas Venko Filipçen e LSDM-së me 4.8%, Dimitar Apasievin e Levicës me 3.2%, Maksim Dimitrievskin (ZNAM) 2.2%, Izet Mexhitin (Lëvizja Demokratike) 2.1%, Bilall Kasamin (BESA) 1.8%, Afrim Gashin (Alternativa) dhe Arben Taravarin (Aleanca për Shqiptarët) me nga 1.1%.

Mbi 40% e të anketuarve shprehen se nuk u besojnë asnjë lideri politik.
Anketën e kanë shpërndarë edhe zyrtarë të lartë të VMRO-së, përfshirë koordinatorin e Grupit Parlamentar Nikolla Micevski.

Related posts

Feta Halimi dhe Ilir Xhaferi në mbështetje të Arben Taravarit

Gjyla Halili

Gjashtë pacientë që po trajtohen në Klinikën e Shkupit i janë nënshtruar transplantit të lëkurës

Gjyla Halili

Demiri: Spitali i Gostivarit po forcohet me rikonstruime, pajisje të reja dhe kapital njerëzor

Gjyla Halili