AKTUALE

Vendim historik për qytetarët e Sarajit: Me vendim të shumicës së këshilltarëve komunal ulet tatimi në pronë

Kryetari aktual i Komunës së Sarajit Iljas Veseli ka shprehur mirënjohje të veçantë për kolegët e tij këshilltarë, të cilët me shumicë absolute votuan ndryshimin e vendimit për tatimin në pronë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se ky hap përfaqëson një vendim të rëndësishëm në shërbim të interesit të qytetarëve, duke synuar lehtësimin e barrës financiare dhe krijimin e kushteve më të mira për mirëqenie dhe zhvillim të përbashkët.

“Kjo mbështetje është dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një komunë më të drejtë, më të fortë dhe më afër qytetarëve,” u shpreh kryetari, duke shtuar se puna dhe bashkëpunimi për të mirën e përbashkët do të vazhdojnë me vendosmëri.

Banner

Related posts

Haradinaj: Arritjet tona si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti

admin

Ndërprerja e punimeve për kanalizimin Zajaz-Drugovë, Dehari: Kam folur me Izet Mexhitin, Ministria e Mjedisit do ta marrë përsipër pjesën e dytë

Gjyla Halili

Petrovska: Ligji për të punësuarit në mbrojtje do t’i motivojë edhe më shumë punëtorët

Gjyla Halili