AKTUALE

Ali Ahmeti nga Dollneni: Ky është momenti ynë historik, nuk tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar

Edhe Dollneni ishte zjarr, miq!!Sonte, në hapjen e shtabit komunal në Dollnen, u konfirmua edhe njëherë mobilizimi kombëtar për plebishitin e 19 tetorit. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë: shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë!Të gjithë me një zë ishim: nuk tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar. Nuk lejohet më shkelja e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. E ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, me punë të përbashkët dhe me synim të qartë drejt perspektivës sonë evropiane.Miq, ky është momenti ynë historik. Ky është çasti që bashkë të vendosim për fatin tonë. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë! Vetëm të bashkuar!

Banner

Related posts

Komuna e Sarajit me iniciativë për ndarjen e Shkollës fillore periferike në Kopanicë, nga shkolla qendrore “Drita” në Rashçe

admin

BFI E RMV STARTON ME PROJEKTIN HUMANITAR “NË SHËRBIM TË JETIMËVE”

admin

Gjorgjievski: Do të përpiqem që për Vitin e Ri të kemi edhe një këngëtar shqiptar, mjaft më me ndarje

Gjyla Halili